LAJMI I FUNDIT:

Shpëtim Idrizi i lumtur me fitoren ndaj Drenicës

Shpëtim Idrizi i lumtur me fitoren ndaj Drenicës

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar të madhe fitoren kundër rivalit për mbijetesë, Drenicës, në Skenderaj, në kuadër të javës së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Minatorët morën një fitore të madhe në udhëtim te Drenica, fitore e cila i largoi nga zona që i rrëzon një kategori më poshtë.


Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e mitrovicasve, Idrizi, i cili ka thënë se është i lumtur me këto pikë shumë të vlefshme.

Trepça ’89 merr një fitore të madhe në udhëtim te Drenica
Lexo po ashtu Trepça ’89 merr një fitore të madhe në udhëtim te Drenica

“E kemi ditur se do ta kemi një ndeshje të vështirë për shkak se përballë kishim rivalin direkt për mbijetesë”, ka thënë fillimisht Idrizi.

“Kemi përgatitur ekipin të mos humb, po arritëm ta fitojmë ndeshjen. Kishim raste në pjesën e parë për ta fituar ndeshjen, por jam shumë i lumtur edhe me këtë fitore”.

“Janë pikë shumë të vlefshme për ne. Kemi punuar shumë me pjesën e sulmit dhe jam i lumtur për golat e shënuar”, përfundoi trajneri mitrovicas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Kalo në kategori