LAJMI I FUNDIT:

Pozita pa deputetët e saj në Kuvend, opozita lëshon sallën në mungesë të kuorumit

Pozita pa deputetët e saj në Kuvend, opozita lëshon sallën në mungesë të kuorumit

Deputetët e partive opozitare në Kuvend kanë lëshuar seancën plenare pasi theksuan se qëndrimi i tyre në sallë është i pakuptimtë kur vet deputetët e pozitës nuk bëjnë kuorumin dhe si rrjedhojë pamundësojnë të kalojnë pikat e rendit të ditës.

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se për një orë e gjysmë nuk është arritur të miratohet as edhe një pikë.

“Ne që një orë e gjysmë jemi këtu realisht dhe nuk po mund të kalojmë as edhe një pikë të vetme. Na keni vendosur përpara një kaosi parlamentar dhe ne si grup parlamentar nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë. Është i pakuptimtë qëndrimi ynë në këtë seancë, as edhe një pikë nuk kaloi”, tha ai.


Edhe Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se nuk do të qëndrojnë në sallë.

“Në vazhdën e sjelljeve të papërgjegjshme të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, duke i spostuar nga rendi i ditës, e bën të pamundur punën e Kuvendit…”, tha Gashi.

Ndryshe, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës në rend dite i kishte pikat nga seancat e kaluara, duke përfshirë edhe debatin për dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori