LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për produktet medicinale – çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore

Miratohet Projektligji për produktet medicinale – çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Ky Projektligj mori mbështetjen e plotë të kabinetit qeveritar.

Gjatë prezantimit të tij ministri Vitia tha se kjo është një politikë e re në mbrojtjen e qytetarëve tanë.


“Kjo nismë rregullon çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësve të autorizimit për marketing dhe institucionet publike. Projektligji ka për qëllim që kostoja e barnave në tregun farmaceutik të jetë e përballueshme të jetë e krahasueshme me vendet e rajonit madje edhe më lirë, dhe vendet e tjera referente dhe çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore”, ka thënë Vitia.

Vitia shtoi se duke përcaktuar nivelizimin e çmimit të barnave dhe përcaktimin e çmimeve maksimale për blerje nga institucionet publike krijohet për herë të parë sistemi rregullativ në Kosovë.

“Miratimi i këtij Projektligji konsiderohet me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetësinë publike, duke ofruar qasje më të përballueshme të popullatës në barna të nevojshme. Ky sistem rregullativ është parakusht për themelimin e sistemit të rimbursimit të barnave”, tha Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori