Përmes një shkrese drejtuar trupit gjykues, mbrojtja e Rexhep Selimit, ka kërkuar që vendimi mbi konfirmimin e aktakuzës të përmbajë më pak redaktime.
Në këtë shkresë, thuhet se mbrojtja kërkon nga trupi gjykues që të riklasifikojë vendimin për konfirmimin e aktakuzës si konfidencial dhe më pak të redaktuar, për të pasqyruar versionin më pak të redaktuar të aktakuzës, të paraqitur më 27 janar 2023 dhe dosjes paraprake të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), të paraqitur më 15 shkurt 2023.
“Redaktimet e mbetura të aktakuzës, të urdhëruara nga gjyqtari i procedurës paraprake sipas nenit 39 (11) u hoqën dhe një aktakuzë e paredaktuar iu njoftua mbrojtjes më 27 janar 2023 dhe një version më pak i redaktuar i dosjes paraprake të ZPS-së, i paraqitur më 15 shkurt 2023”, thuhet në shkresë.
Sipas mbrojtjes, pasi që redaktimet në vendimin e konfirmimit janë bazuar në këto redaktime të aktakuzës, të cilat që atëherë janë hequr, redaktimet proporcionale në vendimin konfirmues nuk janë më të nevojshme apo të arsyeshme.
Mbrojtja thotë se duke pasur parasysh deklaratën e qartë të trupit gjykues për domosdoshmërinë e një gjykimi publik, vendimi i konfirmimit duhet të riklasifikohet vetëm mbi këtë bazë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Megjithatë, aktakuza e paredaktuar zbuloi gjithashtu një sërë pretendimesh të reja kundër Selimit dhe shqyrtimin gjyqësor dhe analizën e këtyre pretendimeve nga gjyqtari i procedurës paraprake në pjesët e redaktuara të vendimit për konfirmim. Marrja e këtij informacioni do të ndihmonte mbrojtjen që të përgatitej në lidhje me këto pretendime”, thotë shkresa.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje