LAJMI I FUNDIT:

“Për një jetë pa dhunë”, thirrje për protestë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Tiranë

“Për një jetë pa dhunë”, thirrje për protestë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Tiranë

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi ka bërë thirrje për protestë sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas saj 8 Marsi nuk është një ditë feste, por proteste ku gratë duhet të marshojnë për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Për një jetë pa dhunë”, është motoja që shihet në posterat e përgatitur.


Marshimi pritet të mbahet në orën 12:00, të mërkurën, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. /Telegrafi/