LAJMI I FUNDIT:

Kush është Gazmend Hoxha, i cili do ta drejtojë Policinë e Kosovës

Kush është Gazmend Hoxha, i cili do ta drejtojë Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës, një prej institucioneve më të larta të sigurisë në vend dhe prej më të besueshmeve nga qytetarët, nga kjo e mërkurë do të ketë drejtorin e ri.

Në mbledhjen e ekzekutivit u caktua Gazmend Hoxha si udhëheqës i ri i këtij institucioni.


Deri tani Hoxha mbante pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Gazmend Hoxha zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Gazmend Hoxha zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

Por, ai më parë ka mbajtur edhe disa pozita të tjera të larta në këtë institucion.

Hoxha në vitin 2009 kishte qenë edhe drejtor i Njësive Speciale, kurse në vitet 2010-2011 ishte emëruar Drejtor kundër Krimit të Organizuar. Në vitin 2012 ishte emëruar Drejtor i Policisë në Ferizaj.

Në konkursin e fundit për Drejtor të Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Hoxha ishte vlerësuar më së shumti nga të gjithë kandidatët, edhe nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Ndryshe, Policia ka mbetur pa drejtor që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Kjo pasi Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje pas dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Ushtrues detyre i drejtorit të Policisë ishte caktuar Fehmi Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori