LAJMI I FUNDIT:

Gazmend Hoxha zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha është zgjedhur këtë të mërkurë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, raporton Telegrafi.


Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, prej të cilëve tre kanë hyrë në listë të ngushtë.

Mes Gazmend Hoxhës, Granit Fetahut dhe Bahri Shalas, Ministria e Punëve të Brendshme rekomandoi Hoxhën që ta udhëheqë Policinë e Kosovës.

Sveçla propozon Gazmend Hoxhën për drejtor të ri të Policisë
Lexo po ashtu Sveçla propozon Gazmend Hoxhën për drejtor të ri të Policisë

Hoxha aktualisht mban pozitën Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Ministrisë së Punëve të Brendshme iu deshën rreth 6 muaj, për të vendosur për emrin që do të marr drejtimin e Policisë.

Kjo pozitë për këta muaj është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.

Policia e Kosovës mbeti me ushtrues detyre pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, i cili u largua nga ky institucion pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. /Telegrafi/