Kurti optimist para takimit me Abdixhikun


Para takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetar i LVV-së, Albin Kurti, u shpreh optimist se do të ketë marrëveshje me LDK-në.“
Jam optimist sepse kam vullnetin e mirë dhe interesin publik të konstituojmë institucionet, të evitojmë zgjedhjet e reja. Dhe në këtë mënyrë të qeverisim mbarë e mirë sepse kemi shumë projekte përgjysmë dhe shumë të reja”, tha Kurti para mediave.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes nëse Vjosa Osmani është kandidate konsensuale për presidente, por tha se është rrugës për takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.
“Unë tash jam duke shkuar në takim me kryetarin e LDK-së dhe do të vazhdojmë konsultimet për konstituimin e institucioneve të reja”, tha Kurti.

































