LAJMI I FUNDIT:

Djegia e veturës së imamit Eroll Rexhepi në Pejë, policia nis hetimet

Djegia e veturës së imamit Eroll Rexhepi në Pejë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e veturës së një imami në Pejë, së cilës në orët e para të mëngjesit i është vënë flaka nga një person i maskuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Telegrafin ka thënë se rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.


Një person me maskë ia vë zjarrin veturës së imamit në Pejë, pamje nga momenti i rastit
Lexo po ashtu Një person me maskë ia vë zjarrin veturës së imamit në Pejë, pamje nga momenti i rastit

Tutje, ai ka bërë të ditur se për rastin që ka ndodhur në rrugën “Rozafa”, janë njoftuar rreth orës 03:45.

“Me datë 08.03.2023, rreth orës  03:45, Policia është informuar se në rrugën ‘Rozafa’ në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin”.

Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si ‘Zjarrvënie’”, ka thënë Rugova.

Ndryshe, imami Eroll Rexhepi ka shkruar të mërkurën në Facebook se “një person gjysmë i maskuar ia ka vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëme të tjera…”. /Telegrafi/