LAJMI I FUNDIT:

Rama pritet me nderime në Berlin nga kancelari Scholz

Rama pritet me nderime në Berlin nga kancelari Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë në Berlin është pritur me një ceremoni zyrtare nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama dhe Scholz do të kenë një takim kokë më kokë dhe më ata do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp në orën 12.30.

Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të këtij viti në Tiranë.


Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me Scholz do të caktohet data e samitit të Tiranës, të kësaj nisme.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë çështjet mes dy vendeve. /Telegrafi/