LAJMI I FUNDIT:

Shefi i grupit të luftëtarëve mercenarë Wagner tregon “pse Rusia refuzon t’i japë fund luftës në Ukrainë”

Shefi i grupit të luftëtarëve mercenarë Wagner tregon “pse Rusia refuzon t’i japë fund luftës në Ukrainë”

Ukraina do të vazhdojë të rikthejë përpjekjet për të rimarrë tokën që kontrollonte para vitit 2014, nëse Rusia nuk vazhdon të luftojë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë shefi i grupit të luftëtarëve mercenarë Wagner, Yevgeny Prigozhin.


“Unë jam absolutisht i sigurt se Ukraina, me ndihmën e bllokut të NATO-s, do të thyejë këto ‘vija të kuqe’ dhe do të kthejë ato territore që i përkisnin asaj deri në vitin 2014”, citohet të ketë thënë Prigozhin në një deklaratë të postuar në Telegram përmes faqes së kompanisë së tij të shtunën.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, ka shtuar ai, duke thënë se lufta do të “fillojë përsëri”.

'I rrafshuar me tokë': Kështu duket një qytet në Ukrainë që ka rënë në duart e rusëve
Lexo po ashtu 'I rrafshuar me tokë': Kështu duket një qytet në Ukrainë që ka rënë në duart e rusëve

Një konflikt i tillë mund të “rezultojë të jetë edhe më tragjik dhe më i përgjakshëm se i pari. Prandaj, ne duhet të luftojmë për Rusinë këtu dhe tani”, tha oligarku i njohur si “kuzhinieri i Putinit”.

Prigozhin është një zë në mesin e elitës ruse dhe një bashkëpunëtor i presidentit rus Vladimir Putin.

Megjithatë, ai ka kritikuar ashpër forcat ushtarake konvencionale të Rusisë dhe ministrinë e mbrojtjes të Moskës – për “mos mbështetje” të forcave të tij.

Luftëtarët e Prigozhin janë përfshirë shumë në operacionet ruse për të marrë kontrollin e qytetit lindor të Donetskut të Bakhmut, i cili ka qenë nën bombardime intensive prej muajsh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori