LAJMI I FUNDIT:

‘I rrafshuar me tokë’: Kështu duket një qytet në Ukrainë që ka rënë në duart e rusëve

‘I rrafshuar me tokë’: Kështu duket një qytet në Ukrainë që ka rënë në duart e rusëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka postuar në Twitter dy fotografi të tmerrshme të qytetit Marinka në rajonin lindor Donetsk të Ukrainës.

Ata duket se tregojnë se si qyteti është shkatërruar – përkatësisht “i rrafshuar me tokë” sipas fjalëve të ministrisë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


“Marinka ukrainase në rajonin e Donetskut. Dikur ishte shtëpi për rreth 10,000 njerëz. Dikur ka qenë një qytet i qetë. Dikur ishte… derisa kriminelët e luftës të Rusisë e rrafshuan me tokë…”.

Mungesa e municioneve, rezervistët rusë po luftojnë me lopata në Ukrainë – thotë inteligjenca britanike
Lexo po ashtu Mungesa e municioneve, rezervistët rusë po luftojnë me lopata në Ukrainë – thotë inteligjenca britanike

Dhe pamjet me dron të filmuara për agjencinë e lajmeve AP kanë prodhuar imazhe që tregojnë të njëjtën gjë.

Shefi i policisë së Marinka-s, Artem Schus, ka thënë se qyteti i tij është “shkatërruar plotësisht”.

Përveç ushtarëve, Marinka është evakuuar tërësisht sepse “nuk ka asnjë mënyrë që popullata civile të jetojë atje”, tha Schus për AP javën e kaluar.

Ai beson se forcat ruse po rrafshojnë qëllimisht rrënojat për të “shkatërruar të gjithin, pavarësisht nëse është një strehë civile apo një objekt ushtarak”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori