LAJMI I FUNDIT:

Mourinhon e bën të lumtur fitorja ndaj Juventusit, por nuk e harron dot humbjen e javës së kaluar

Mourinhon e bën të lumtur fitorja ndaj Juventusit, por nuk e harron dot humbjen e javës së kaluar

Roma ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin e madh italian ndaj Juventusit.

Një gol i qendërmbrojtësit italian Gianluca Mancini në minutën e 55-të e ka vendosur këtë derbi.


Trajneri i Romës, Jose Mourinho është i kënaqur me fitoren ndaj Juventusit, por ai vazhdon ta vuaj humbjen e pësuar javën e kaluar nga Cremonese, humbje që mund t’i kushtojë Romës në fund të sezonit.

“Jam ende i hutuar nga mënyra se si luajtëm kundër Cremonese. Natyrisht jam i kënaqur me fitoren, por ende duhet punë. Nuk e tretim dot atë që ndodhi në Kremona sepse sot treguam se kur luajmë jemi një ekip i fortë”.

“Fituam sepse lojtarët dhanë gjithçka. Nuk ishte një sukses për organizimin taktik, por atë që bënë lojtarët”.

Tutje Mourinho ka thënë se respekton Juventusin, teksa ka pranuar se me trajnerin Massimiliano Allegri ka një raport të shkëlqyer.

Qëndrimi në fushë 30 sekondësh i Moise Kean: Shqelmon kundërshtarin dhe largohet me të kuq - e pret një dënim i rëndë
Lexo po ashtu Qëndrimi në fushë 30 sekondësh i Moise Kean: Shqelmon kundërshtarin dhe largohet me të kuq - e pret një dënim i rëndë

“Unë e respektoj Juventusin e Allegrit, ne po rritemi shumë dhe po bëhemi një muri vështirë për t’u kapërcyer. Unë me Allegrin bëmë një shaka së bashku, kemi kohë që flasim me njëri-tjetërin përmes mesazheve”.

“Më pëlqen se si luan Juventusi dhe jam i lumtur që i kemi kaq larg në renditje. Nëse luajmë gjithmonë kështu, mund të arrijmë në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ndër të tjera trajneri portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori