Në korrespondencën e grupit kriminal të Darko Shariqit përmendet njëfarë “Oskar”, i cili dyshohet se është zyrtar i lartë i Partisë Progresive Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Oskar përmendet si një person që mund të “zgjidhë gjithçka”, të paktën kur bëhet fjalë për zgjidhjen e proceseve gjyqësore kundër bosit serb të drogës.
Siç shkruajnë mediet serbe, Prokuroria për Krim të Organizuar në aktakuzë paraqet komunikimin e realizuar përmes aplikacionit Sky, të cilat kanë të bëjnë me veprat penale për të cilat akuzohen të pandehurit.
Në korrespondencën e grupit të Darko Shariqit përmendet gjyqtari Dushko Milenkoviq, që është kryetar i Gjykatës së Apelit në Beograd, pastaj Marko Parezanoviq, shef i Departamentit për Kundërzbulim të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) si dhe të tjerë.
Në mesin e tyre është edhe njëfarë Oskar, njeriu që me sa duket është i vetmi që mund të zgjidhë çështjen Shariq.
Pra, Oskar përmendet në kontekstin e një personi që është adresa për të zgjidhur rastin që është i përfshirë bosi i drogës.
“Opsioni ynë i vetëm është që të takohemi me Markusin (Marko Parezanoviq), mendojmë se vetëm ai mund të shkojë te Oskar dhe të paraqesë gjithë këtë çështje dhe të propozojë një zgjidhje ose të paktën të kërkojë udhëzime. Ne mendojmë, se vetëm Oskar mund t’i jap fund kësaj”, thuhet në komunikimin e bërë në Sky.
Se sa i rëndësishëm është Oskar tregon më së miri fakti se në korrespondencën që njerëzit e Shariqit diskutojnë se si t’i afrohen atij, duke shtuar se do të ishte mirë që ai të bisedonte me gjyqtarët që vendosin çështjen kundër bosit serb të drogës.
Gjithashtu, është e qartë se bëhet fjalë për një zyrtar jashtëzakonisht të lartë me të cilin arrihet në mënyrë indirekte. Këtë më së miri e shpjegon komunikimi mes Darko Shariqit dhe vëllait të tij, Dushkos.
“Vëlla, sapo kemi qenë te Markusi, jemi pajtuar për gjithçka, ai në dhjetë ditët e ardhshme do të shkojë te Oskari dhe do t’i shpjegojë gjithçka dhe do të marrë një përgjigje se çfarë dhe si të veprohet”, theksohet në komunikimin e vëllezërve Shariq.
Është e sigurt se ky është një njeri që mund të ndikojë te gjyqtarët dhe është gjithashtu e sigurt se ai qëndron në një pozitë të lartë. Pikërisht për këto arsye thuhet se ai ka mundur ta zbardhë të gjithë çështjen.
Prokuroria nuk specifikoi se kush ishte dhe kush mund të ishte nga radhët e partisë së Vuçiqit. Po ashtu, nuk thuhet nëse Oskar ka arritur ta zgjidhë rastin e Shariqit. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNew York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse
Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Klymenko, u kundërvihen me artileri e drona – pamje nga beteja e ashpër
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën