LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtër i menaxhimit, por edhe i oratorisë: Prej fillimit të luftës, Zelensky i është drejtuar 563 herë publikut

Mjeshtër i menaxhimit, por edhe i oratorisë: Prej fillimit të luftës, Zelensky i është drejtuar 563 herë publikut

Forbes ka analizuar veprimet e Volodymyr Zelensky që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, dhe në veçanti ata shikuan numrin e paraqitjeve publike të njeriut të parë të Ukrainës.

Në një artikull kushtuar veprimeve të Zelenskyt pas fillimit të pushtimit, Forbes iu referua veçanërisht paraqitjes publike para shumë zyrtarëve perëndimorë.

Gjatë bisedës me bashkëpunëtorët u theksua se në çdo fjalim merr pjesë një ekip i veçantë njerëzish, varësisht nga tema. Megjithatë, disa fjalime janë shkruar nga vetë Zelensky.


“Presidenti shpesh vjen në takime me 70 për qind të mesazheve dhe ideve kryesore. Nuk ka një afat kohor të qartë sesa orë ka mbajtur fjalime. Për shembull, ai e ka shkruar fjalimin para parlamentit britanik në aeroplan”, kanë thënë bashkëpunëtorët.

Ata theksojnë se çdo fjalim duhet të ketë një qëllim pragmatik, transmeton Telegrafi.

“As presidenti dhe as zonja e parë nuk do të pranojnë të marrin pjesë në një ngjarje nëse nuk ka kuptim se si audienca mund të ndihmojë Ukrainën. Ndershmëria, drejtësia dhe emocionaliteti janë përbërës të zakonshëm në fjalimet e Zelenskyt. Ai arrin të vendosë histori të ndryshme në kontekstin kohor të Ukrainës. Kjo bëhet përmes aludimeve historike, paraleleve kulturore, përvojave të përbashkëta”, sqarojnë ata.

Ajo që është veçanërisht interesante lidhet me analizën e numrit të paraqitjeve të Zelenskyt që nga fillimi i pushtimit.

“Nga fillimi i pushtimit deri më 24 shkurt 2022, sipas vlerësimeve të Forbes, Zelensky bëri 563 paraqitje publike. Kohëzgjatja totale është më shumë se 32 orë, rreth një e katërta e të gjitha fjalimeve janë për audiencë të huaj. Presidenti flet mesatarisht 1.6 herë në ditë. Fjalimet e Zelenskyt kanë një veçori mjaft unike. Presidenti mund të arrijë në mënyrë të barabartë me sukses një audiencë krejtësisht të ndryshme – ukrainas, parlamenti britanik, studentë japonezë”, thekson analiza e revistës Forbes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kalo në kategori