LAJMI I FUNDIT:

Tri ushtrime për qafë të shtangur nga një kiropraktikues amerikan: Ju duhen vetëm 90 sekonda

Tri ushtrime për qafë të shtangur nga një kiropraktikues amerikan: Ju duhen vetëm 90 sekonda

Dhimbja që ndjejmë kur qafa jonë është e shtangur është në fakt pasojë e shkurtimit të muskulit të qafës, që ndodh kur e mbajmë qafën në një pozicion të panatyrshëm, qoftë kur jemi zgjuar ose kur jemi në gjumë

Kështu, për shembull, ne mund të ndjejmë dhimbje në qafë kur flemë në një jastëk shumë të ulët ose shumë të lartë ose kur flemë me bark me kokën e kthyer anash. Në situata të tilla, muskuli i qafës shkurtohet dhe ju ndjeni dhimbje kur ktheni qafën.

Për të relaksuar qafën e ngurtësuar dhe për të eliminuar dhimbjet, mund t’ju ndihmojnë edhe lëvizjet e thjeshta, me të cilat do të ndjeni lehtësim pas vetëm 90 sekondash.


Kiropraktuesi amerikan dr. Alan Mendell ofron tri zgjidhje për qafën e shtangur. Mund të provoni vetëm një ushtrim ose të tria. Ushtrimet funksionojnë, sepse zgjasin muskulin e qafës, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi 1

Shtypni qafën me gishtat e dorës së kundërt nga ana e qafës që ju dhemb (dora e djathtë / ana e majtë e qafës, dora e majtë / ana e djathtë e qafës) dhe kthejeni kokën anash derisa të ndieni dhimbje.

Ndërsa shtypni me gishta vendin e dhimbshëm, kthejeni kokën sa më shumë që të mundeni anash.

Më pas, me gishta, tërhiqeni muskulin e qafës nga brenda, pra drejt klavikulës. Tërhiqeni muskulin nga sa më shumë pika në qafë.

Ushtrimi 2

Si në ushtrimin e parë, kapni pjesën e sipërme të kokës me dorën përballë qafës që ju dhemb, kthejeni kokën 45 gradë dhe tërhiqeni poshtë.

Mbajeni për 15 deri në 20 sekonda, relaksohuni dhe tërhiqeni edhe më shumë dhe mbajeni për 15 deri në 20 sekonda.

Kthejeni kokën drejt dhe tërhiqeni përsëri poshtë, mbajeni për 15 deri në 20 sekonda, relaksohuni pastaj tërhiqeni edhe më fort.

Ushtrimi 3

Në këtë ushtrim përdoret e njëjta dorë me anën e dhimbshme të qafës (dora e djathtë / ana e djathtë e qafës, dora e majtë / ana e majtë e qafës). Shtrëngoni dorën në një grusht, shtypeni në qafën ku ju dhemb dhe mbështeteni kokën në grusht.

Lëreni grushtin të depërtojë në qafë dhe do ta kuptoni se jeni mirë kur të ndjeni dhimbje. Mbajeni këtë pozicion për 15 deri në 20 sekonda.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori