LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Javën e ardhshme do të merren vendimet për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit

Bekteshi: Javën e ardhshme do të merren vendimet për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit

Ministria e Ekonomisë pothuajse i ka përfunduar analizat për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve, veçanërisht makaronave dhe produkteve të qumështit. Vendimet do të merren në fund të javës ose javën e ardhshme, paralajmëroi sonte ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai në Temën e ditës në televizionin Sitel tha se pasi t’i përfundojnë analizat do ta informojnë Qeverinë dhe ka treguar se do të analizohen të gjitha produktet e listuara në vendimin e Qeverisë për ngrirjen e marzhit tregtar.

Në lidhje me prodhuesit e bukës, Bekteshi ka akuzuar se pikërisht ato kompani që kanë dalë në konferencën për shtyp të hënën, kanë shitur bukë në mbrëmje me çmim prej 50 denarë, kanë punuar kundër ligjeve, nuk kanë siguruar as llogari fiskale.


“Jam i bindur që si qeveri, duke filluar nga kryeministri, nuk do të ketë lëshime. Përsa i përket padisë, të gjithë kanë të drejtë të padisin, ne jemi një vend demokratik, por nuk ka pasur presion, ndërsa ato nuk dinë të shpëtojnë nga ajo që kanë bërë, tha Bekteshi dhe u bëri thirrje institucioneve t’i kontrollojnë “prodhuesit e pandershëm”

Bekteshi theksoi se përderisa kjo kryesi është në Ministrinë e Ekonomisë, këto kompani nuk do të mund të kenë takim me ta, pasi siç tha ai “ditën që e kanë shpallur masën të njejtët e kanë shkelur duke punuar në mënyrë të paligjshme”.

Ministri paralajmëroi se do të hiqen edhe subvencionet për energjinë elektrike në ndërmarrjet publike nëse duan të rrisin çmimin e ujit.

“Nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, ju paralajmëroj se edhe atyre do t’u anulohet energjia elektrike e subvencionuar”, tha Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori