LAJMI I FUNDIT:

Protesta e tifozëve të Real Madridit ndaj Laportas dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Protesta e tifozëve të Real Madridit ndaj Laportas dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Tifozët e Real Madridit protestuan kundër Joan Laportas dhe Federatës Spanjolle të Futbollit përpara gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, dhe ata vazhduan të shprehnin pakënaqësinë e tyre në stadium gjatë ndeshjes.

Tifozët e Realit u mblodhën jashtë Santiago Bernabeut përpara fillimit të El Clasico sonte për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi skandalin aktual të gjyqtarëve që trondit La Ligën.

Tifozët thërrisnin “Laporta më paguaj” për një hetim që zbuloi pagesat e Barcelonës ndaj një kompanie në pronësi të ish-zëvendëspresidentit të gjyqtarëve në Spanjë.


Ata gjithashtu shpërndanë kartëmonedha false 500 euro me imazhin e Laportas dhe stemën e Barcelonës të printuar mbi to.

Një flamur me shkrimin “Korrupsion në Aleancë” është vënë re para dhe në stadiumin e Realit.

Për kujtesë, Barcelona është nën vëzhgim pasi u zbulua se katalanasit bënë 33 pagesa në një kompani në pronësi të Jose Maria Enrique Negreiro, i cili ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve midis 2016 dhe 2018.

Laporta ka premtuar se do të japë një shpjegim të plotë për përfshirjen e Barcelonës pasi të përfundojë hetimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Kalo në kategori