LAJMI I FUNDIT:

Vetingu në drejtësi, Konjufca i dërgon në Kushtetuese amendamentet që lidhen me këtë proces

Vetingu në drejtësi, Konjufca i dërgon në Kushtetuese amendamentet që lidhen me këtë proces

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se i ka përcjellë në Gjykatën Kushtetuese, amendamentet kushtetuese lidhur me vetingun në drejtësi.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka shkruar se vetëm përmes vetingut Kosova do të jetë shtet i së drejtës.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vetingun në sistemin e drejtësisë, sot, i kam përcjellur amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


Jam i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka falënderuar anëtarët e Komisionit Ad Hoc, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë, partnerët dhe ekspertët për punën e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm shumë të mirë dërgimin e amendamenteve kushtetuese në Gjykatë.

“Lajm shumë i mirë dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i amendamenteve kushtetuese për vetingun në sistemin e drejtësisë. Falënderoj Kuvendin për bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm!”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori