LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila e quan patetik fjalimin e Abdixhikut: Le ta bëjë në selinë e LDK-së e jo në Kuvend

Kusari-Lila e quan patetik fjalimin e Abdixhikut: Le ta bëjë në selinë e LDK-së e jo në Kuvend

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të enjten të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023.

Abdixhiku gjithashtu akuzoi kryeministrin Kurti se në dakordimin në Bruksel vendosi që ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë siç thotë ai, krimet e masakrat që ka kryer Serbia, transmeton Telegrafi.

Ndaj tij ka reaguar Kusari-Lila duke e quajtur patetik fjalimin e Abdixhikut para deputetëve, ndërsa i ka rekomanduar atij që të njëjtin ta bëjë në selinë e partisë që drejton.


Ajo tutje ka thënë se nga Abdixhiku s’kanë dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe 2020.

LDK kërkon raportim të Kurtit për marrëveshjen në Bruksel, Abdixhiku: Kryeministri po i bënë dëmin më të madh Kosovës
Lexo po ashtu LDK kërkon raportim të Kurtit për marrëveshjen në Bruksel, Abdixhiku: Kryeministri po i bënë dëmin më të madh Kosovës

“Fjalimin patetik të z. Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëjë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për arsye se z. Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit, por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe pastaj në 2020-tën dhe dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, ka thënë shefja e deputetëve të LVV-së.

Sipas saj, Abdixhiku para se të ngris alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim, nga e njëjta foltore ka dal dhe ka akuzuar kryeministrin Kurtin për izolim të Kosovës, për mos bashkërendim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët ndërkombëtarë, “gjë që asnjëra nuk po ndodh”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori