LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Asociacionin e ka pranuar Kurti, duhet të ketë kujdes me statutin e tij

Haradinaj: Asociacionin e ka pranuar Kurti, duhet të ketë kujdes me statutin e tij

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur sërish për pranimin e propozimit eEvropian për rregullimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe këtë e tregon pika e 10 dhe pika e 11 e planit evropian.

“Unë shpresoj që Kurti në ditët e mbetura do të ketë sukses që ta kornizojë e disiplinojë Asociacionin. A e dini pse? Ssepse Kurti e ka pranuar Asociacionin. Vetëm shiheni pikën e dhjetë dhe njëmbëdhjetë. Sepse unë po e shoh se krejt vëmendja ka shkuar tek pika 7. Pika 10 thotë se palët janë të obliguara të implementojnë krejt marrëveshjet e mëhershme. Pastaj pika 11, të dyja palët angazhohen të respektojnë aneksin e zbatimit të marrëveshjes, me të cilën veçse janë njoftuar. Pra ata kanë rënë dakord për këtë”, ka thënë Haradinaj, në Kanal10.


Haradinaj ka thënë se Kurti tani duhet të ketë kujdes për kornizimin e statutit të Asociacionit.
“Pika 10 e 11 tregon se jo vetëm se është kryer kjo po edhe janë konfirmuar edhe pjesët e tjera. Pra sipas meje, s’po them se nuk ka punë se ende statuti nuk është bërë, por shumë aspekte si të kohës janë mbledhur”.

“Për çka duhet të luftojë Kurti e Kosova është që statuti i Asociacionit të mos i dalë nga kontrolli. E kisha sugjeru Kurtin që të mos lakmojë në mënyra tjera të dhënies së vetëqeverisjes, të cilat mund t’i dalin më të këqija sesa për atë që është pajtuar”, ka thënë Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori