LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Forca e luftës po rritet në Bakhmut

Zelensky: Forca e luftës po rritet në Bakhmut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha sot se “forca e luftës vetëm sa po intensifikohet” rreth qytetit Bakhmut, në lindje të Ukrainës, për të cilin forcat ukrainase dhe ruse po  luftojnë prej muajsh.

“Vështirësitë më të mëdha, si më parë, janë në Bakhmut. Rusia nuk i numëron fare njerëzit e saj, por vazhdimisht i dërgon ata të sulmojnë pozicionet tona. Forca e luftës vetëm sa po rritet”, shtoi Zelensky në adresimin e tij më të fundit, transmeton Telegrafi.

Komandanti suprem i forcave të armatosura ukrainase, ka thënë gjatë ditës së sotme se situata në Bakhmut është “jashtëzakonisht e tensionuar”.


Finlanda fillon ndërtimin e një gardhi drejt Rusisë, do të jetë 55 kilometra i gjatë
Lexo po ashtu Finlanda fillon ndërtimin e një gardhi drejt Rusisë, do të jetë 55 kilometra i gjatë

Rusia po përpiqet të ndërpresë linjat e furnizimit të mbrojtësve ukrainas të qytetit të Bakhmutit, ku po zhvillohet një prej betejave më të ashpra të luftës, për t’i detyruar ata të dorëzohen ose të tërhiqen.

Në anën tjetër, marrja e armëve moderne nga perëndimi ka ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë, pasi rusët më nuk po kryejnë sulme ajrore mbi infrastrukturën energjetike të Kievit.

Kjo po ndodhë pasi sistemet e avancuara raketore si HIMARS, Iris-T të shpërthejnë raketat ruse në qiell, pra pa i goditur objektivat e planifikuara. /Telegrafi/