LAJMI I FUNDIT:

Cremonese shokon Romën, merr fitoren e parë në kampionat

Cremonese shokon Romën, merr fitoren e parë në kampionat

Cremonese mori fitoren e parë në Serie A, duke e mposhtur në shtëpi Romën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të.

Me të njëjtin rezultat, Cremonese e kishte eliminuar Romën edhe në kuadër të Kupës së Italisë.


Me të filluar ndeshja, Cremonese kaloi në epërsi me golin e Frank Tsadjout në minutën e 17-të për 1-0.

Pjesa e parë ishte pa raste të mëdha dhe e mbyll me epërsinë e vendasve.

Edhe pjesa e dytë nisi me pak raste konkrete, por goli i barazimit erdhi në minutën e 71-të.

Leonardo Spinazzola mori një top në hyrje të zonës dhe gjuajti bukur për të barazuara rezultat në 1-1.

Por Cremonese ktheu epërsinë sërish, me golin e Daniel Ciofanit nga pika e bardhë për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Cremonese mori një fitore të madhe që e mban në garë për mbijetesë.

Me këtë fitore Cremonese shkon në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Roma është e pesta me 44 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori