LAJMI I FUNDIT:

“Rrjedh” videoja e gjeneralit rus duke bërë striptiz

“Rrjedh” videoja e gjeneralit rus duke bërë striptiz

Videoja që tregon një gjeneral rus duke kryer bëtë striptiz është publikuar në internet, pasi një nga aeroplanët spiun të Moskës u dëmtua rëndë nën vëzhgimin e tij.

Në videon e gjatë 44 sekonda, e cila u përhap në Telegram, gjenerallejtënant Aleksandar Matovnikov kërcen lakuriq nën tingujt e muzikës, transmeton Telegrafi.

Një mesazh i postuar krahas videos e akuzon atë si një “njohës të pasionuar të restoranteve dhe zonjave në Minsk”.


Gjithashtu thuhet se “i pëlqen të kalojë përgjegjësinë për vendimmarrje tek oficerët e tij vartës. Gjenerali është më i përfshirë në krijimin e përmbajtjeve të videove të ngjashme për të dashurat e tij”.

Rrëzohet një dron pranë Moskës
Lexo po ashtu Rrëzohet një dron pranë Moskës

Gjenerallejtënant Matovnikov është aktualisht zëvendës-shefi i Shtabit të Forcave Tokësore ruse, me përgjegjësi për praninë ushtarake në Bjellorusi.

Ai është një ish-anëtar i Këshillit të Sigurimit me ndikim të Moskës dhe shërbeu si njeriu i Putinit në Distriktin Federal të Kaukazit të Veriut, një rajon i rëndësishëm strategjik për Rusinë.

Taktika e turpërimit të kundërshtarëve duke publikuar përmbajtje komprometuese, është një metodë tradicionale e përdorur në Rusi, shkruan Telegrafi britanik.

“Duke zbuluar videon, ka shumë të ngjarë që duan të turpërojnë më tej Matovnikovin për shkak të dështimeve operacionale, që gjoja u ka mundësuar partizanëve bjellorusë të sulmojnë bazën ajrore Machulishchi pranë Minskut dje, dhe të dëmtojnë avionin A-50”, tha historiani ushtarak.

Po përdorej si ‘mbulesë’ nga ushtarët e Putinit, shihni çfarë i bëri tanku ukrainas një shtëpie të vetme që ‘kishte mbetur në këmbë‘
Lexo po ashtu Po përdorej si ‘mbulesë’ nga ushtarët e Putinit, shihni çfarë i bëri tanku ukrainas një shtëpie të vetme që ‘kishte mbetur në këmbë‘

Videoja u publikua pasi aktivistët antiqeveritar bjellorusë morën përgjegjësinë, për atë që ata thanë se ishte një sulm me dron ndaj një aeroplani ushtarak rus pranë Minskut.

Aleksandr Azarov, kreu i organizatës antiqeveritare BYPOL, mori përgjegjësinë për sulmin ndaj aeroplanit rus të zbulimit A-50.

BYPOL tha se sulmi i së dielës dëmtoi pjesën e përparme dhe qendrore të aeroplani, si dhe radarin dhe antenën e tij, në bazën ajrore Machulishchi pranë kryeqytetit bjellorus Minsk. Azarov tha se operacioni ishte përgatitur për disa muaj.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

A-50 nuk mbajnë armë dhe janë të mëdhenj dhe të ngadaltë. Ata janë të pajisur me radarë me një rreze shumë të gjatë vëzhgimi, mund të zbulojnë aeroplanë armik, raketa balistike në distanca shumë të gjata.

Për shkak të faktit se fluturojnë në disa mijëra metra, radarët e tyre praktikisht nuk kanë hije radari dhe mund të zbulojnë dhe gjurmojnë objektivat që fluturojnë shumë shpejt në lartësi shumë të ulëta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori