LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një dron pranë Moskës

Rrëzohet një dron pranë Moskës

Një dron është rrëzuar në afërsi të fshatit Gubastovo qindra metra larg rafinerisë së naftës Voskoresenks në Kolomna të rajonit të Moskës, por deri më tani nuk thuhet se rrezikohen banorët e kësaj zone.

Kështu të paktën pretendon guvernatori i rajonit të Moskës, Andrej Vorobjov, transmeton Telegrafi.


“Sa i përket incidentit me rënien e fluturakes pa pilot në qytetin e rajonit Kolomn, ka ndodhur në afërsi të fshatit Gubastovo. Cak ishte infrastruktura civile që nuk është goditur. Viktima nuk ka, por FSB-ja ruse dhe organet e tjera të sigurisë po hetojnë këtë incident”, ka shkruar në Vorobjov në kanalin e tij në Telegram.

Putini është nën "presion të madh" dhe Ukraina do të fitojë luftën nëse merr të gjitha armët që kërkon, thotë ish-kreu i ushtrisë britanike
Lexo po ashtu Putini është nën "presion të madh" dhe Ukraina do të fitojë luftën nëse merr të gjitha armët që kërkon, thotë ish-kreu i ushtrisë britanike

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë natës së kaluar janë parandaluar dy sulme, me fluturake pa pilot të ukrainase në dy rajone në jug të Rusisë.

Ndërkaq sot fluturimet nga aeroporti i Shën Petersburgut janë shtyrë për një orë, pasi që në afërsi është vërejtur një objekt i paidentifikuar fluturues. /Telegrafi/