LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit e shpall “Qytetar nderi” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Komuna e Gostivarit e shpall “Qytetar nderi” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, këshilltarët e Komunës së Gostivarit, shpallën “Qytetar nderi”, kryetarin e Bashkiësë së Tiranës.

Propozimi i kryetarit Arben Taravari u kalua unanimisht nga ana e këshilltarëve në seancën 19-të.

“Dua të theksojë se Komuna e Gostivarit e vlerëson Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Gostivar dhe kudo në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri”, u shpreh kryetari Arben Taravari.


Ndryshe, Komuna e Gostivarit gjatë viteve të fundit ka pasur bashkëpunime me Tiranën si në në fushën e arsimit po ashtu edhe në fushën e kulturës.