LAJMI I FUNDIT:

Guardiola ironik me Manchester Unitedin për titullin e kampionit: Nëse shpenzojnë pak më shumë para munden

Guardiola ironik me Manchester Unitedin për titullin e kampionit: Nëse shpenzojnë pak më shumë para munden

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për fitoren e Manchester United ndaj Newcastle në finalen e EFL Cup dhe fitimin e trofeut të parë pas gjashtë vitesh.

“Urime United dhe Newcastle, ata luajtën një lojë interesante. Ata duhej të fitonin diçka herët a vonë, apo jo?”, ka thënë fillimisht timonieri i Man Cityt.


Guardiola u zemërua shumë herë kur sukseset e tij me Ma Cityn i atribuoheshin ekskluzivisht parave, pra lojtarëve të shtrenjtë të sjellë nga drejtuesit e pasur të klubit.

Gazetarët e pyetën Pepin në konferencën për shtyp nëse United mund të bëhet një pretendent serioz për titullin e kampionit të Anglisë.

“Nëse shpenzojnë pak më shumë para, po! Sepse nuk kanë shpenzuar, apo jo”.

Nga Bayern Munich te Real Madridi dhe Interi - Zbulohen shanset e klubeve që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit
Lexo po ashtu Nga Bayern Munich te Real Madridi dhe Interi - Zbulohen shanset e klubeve që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit

“Është gjithçka normale. United tani është në pozicionin në të cilin duhet të jetë. Fakti është se Liverpool dhe ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm. Kur erdha në City, mendova se United duhet të ishte gjithmonë në krye. Erik po bën një punë të jashtëzakonshme”.

“Më kujtohet kur fituam këtë kupë për herë të parë. Të gjithë ishin të emocionuar. Ishte e re për lojtarët dhe stafin. Kur fituam për herë të katërt radhazi, ishte: ‘OK, edhe një , një punë tjetër e zakonshme”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori