Kryeministri Dimitar Kovaçevski është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në kuadër të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të zhvilloheshin nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, konfirmojnë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç është paralajmëruar, në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell dhe përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Në pyetjen e AIM-së nëse kryeministri Kovaçevski do të pranonte ta presë këtë takim muajin e ardhshëm në vend, nga Qeveria u përgjigjen pozitivisht dhe theksuan se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa Maqedonia e Veriut dëshmon edhe një herë se është faktor stabiliteti, pra vend anëtar i NATO-s, i cili ka nisur negociatat me BE-në dhe si vend që kryeson OSBE-në, organizatën më të madhe të sigurisë në Evropë.
“Ky konstatim u konfirmua së fundi dhe u konstatua në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku kryeministri Kovaçevski e udhëhoqi delegacionin qeveritar”, shtojnë nga Qeveria.
Takimi i djeshëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel përfundoi pa marrëveshje, por komisioneri evropian për Punët e Jashtme Joseph Borell tha se Vuçiç dhe Kurti ranë dakord se nuk nevojiteshin bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është një kornizë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: MASH konstatoi parregullsi të shumta në “Universitetin e Merkos”
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Zhduket një pushkë automatike në SP në Karposh të Shkupit, kallëzim penal për një police
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar