LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas takimit në Bruksel: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Kurti pas takimit në Bruksel: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel ishte pozitiv dhe konstruktiv.

“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm”.

“Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe është platformë specifike për të ecur përpara dhe tash ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit për çfarë do të ketë edhe diplomaci por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku nga mesi i muajit mars, me ndërmjetësimin apo fasilitimin e zotit Borrell dhe Lajçak”, ka thënë Kurti pas takimit.


Ai thotë se tashmë fokusi do të jetë në zbatimin e këtij plani.

“Do të përdoret tash ajo që quhet diplomacia fluturuese”.

Kurti thotë se do të ketë takime të nivelit të lartë nga mesi i muajit mars me ndërmjetësimin e bashkimit evropian.

Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, deklaroi Kurti.

“Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshëm për të nënshkruar. Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, shtoi ai.

I pyetur se pse në takimin në Bruksel nuk u nënshkrua ndonjë marrëveshje, Kurti tha se ishte Serbia që “nuk ishte e gatshme për të nënshkruar”.

“Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, shtoi ai.

Sa i përket gatishmërisë së tij për të zbatuar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se për këtë ka folur më herët.

“Ai është neni 10, është fjalia e fundit e praktikisht nenit të fundit dhe për këtë gjë tash jam përgjigjur”, tha ai për gazetarët në Bruksel.

Borrell: Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me planin evropian, por duhen negociata të mëtejme për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes
Lexo po ashtu Borrell: Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me planin evropian, por duhen negociata të mëtejme për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Kurti dhe Vuçiq takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin.

Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre qysh në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori