LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i Kurtit me Borrell dhe Lajçak në Bruksel

Përfundon takimi i Kurtit me Borrell dhe Lajçak në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Bruksel, 27 shkurt 2023./Foto Bashkimi Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.

Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat.


Takimet po zhvillohen në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti në takim me zyrtarët evropian

Dy diplomatët perëndimorë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Momenti i arritjes së Kurtit në selinë e BE-së
Lexo po ashtu Momenti i arritjes së Kurtit në selinë e BE-së

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

A është kjo dita më e rëndësishme për Kurtin dhe Vuçiqin, të pranohet plani i BE-së, apo do të ketë sanksione?
Lexo po ashtu A është kjo dita më e rëndësishme për Kurtin dhe Vuçiqin, të pranohet plani i BE-së, apo do të ketë sanksione?

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara./REL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Bruksel, 27 shkurt 2023./Foto Bashkimi Evropian