LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore në Gjilan i cakton masën e paraburgimit sulmuesit Theophilus Solomon

Gjykata Themelore në Gjilan i cakton masën e paraburgimit sulmuesit Theophilus Solomon

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditë sulmuesit të Gjilanit, Theophilus Solomon.

Në një komunikatë për media thuhet se ekziston dyshimi se me datë 14 shkurt të vitit 2021 në kryeqytetin shqiptar Tiranë, tanimë i dënuari Theophilus Solomon në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale ‘dhunë në familje’ nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Thephilus Solomon dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit janë të bazuara.


“Sipas, vlerësimit të gjyqtarit në këtë çështje penale dyshimin e bazuar e arsyetojnë të gjithë provat materiale të cilat i janë bashkangjitur urdhërarrestit ndërkombëtar, leja e qëndrimit e lëshuar nga Republika e Kosovës, dokumentacioni lidhur me identifikimin e të dënuarit, gjithashtu duke pasur parasysh faktin se në rastin konkret i dënuari mund të arratiset meqë i njëjti fillimisht është arratisur nga shteti ku e ka kryer veprën penale dhe se i njëjti pas arratisjes nga Shqipëria është vendosur në Kosovë, ku me datë 17 tetor 2022 ka marr leje qëndrim me vendbanim në Prishtinë dhe nga shkresat e lëndës i njëjti ka shtetësi të Nigerisë, rrethana këto të mjaftueshme se po të gjendet në liri mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Gjilani konfirmon arrestimin e sulmuesit të tyre: Do të bashkëpunojmë me autoritetet, Solomon në klubin tonë ka treguar sjellje korrekte
Lexo po ashtu Gjilani konfirmon arrestimin e sulmuesit të tyre: Do të bashkëpunojmë me autoritetet, Solomon në klubin tonë ka treguar sjellje korrekte

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Kujtojmë që vetëm disa orë më parë edhe skuadra e Gjilanit doli me një komunikatë për media duke thënë se do të bashkëpunojnë me autoritetet, edhe pse rasti i nigerianit nuk ka të bëjë për kohën kur ai është pjesë e Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
“Ata e njohin më mirë klubin”, Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

“Ata e njohin më mirë klubin”, Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

La Liga
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori