LAJMI I FUNDIT:

Pasi u kritikua për lëshime në negociata me Kosovën, Vuçiq: Nuk ka kapitullim e as kthim në vitet e 90-ta

Pasi u kritikua për lëshime në negociata me Kosovën, Vuçiq: Nuk ka kapitullim e as kthim në vitet e 90-ta

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është deklaruar para takimit në Bruksel.

Si zakonisht para çdo takimi të tillë Vuçiq jep deklarata të tilla që nga opozita në Serbi vlerësohen populliste.

Ai në Instagramin e tij personal në një video adresim nën shoqërimin e kryeministres serbe Ana Brnabiq ka thënë se nuk do të ketë ‘kapitullim e as kthim në vitet e 90-ta’.


‘ I kemi bërë përgatitjet e fundit. Dua të falënderoj ato pjesë në Serbi që kanw besim në udhëheqësit e saj dhe të cilët vlerësojnë se do të bëjmë më të mirë për vendin tonë. Ndërsa atyre që na sulmojnë se do të nënshkruajmë diçka, sepse kështu do të jemi tradhtarët, unë mund tu them se nuk kanë nevojë të brengosen. Nuk do të ketë kapitullim, nuk do të ketë kthim në të 90-at’, ka deklaruar Vuçiq.

Ndryshe nga ai ish-kandidati për president të Serbisë dhe lideri i lëvizjes serbe qendër Zdravko Ponosh ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka pranuar garanci nga perëndimi për praninimin e planit franko-gjerman, po vetëm për vetën e tij.

‘Ka pranuar garanci, por për veten. Përkrahje për qëndrim në pushtet deri kur marrëveshja të zbatohet…’, ka deklaruar Zdravko Ponosh ish kandidat për president nga opozita në Serbi.

Sot në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./Telegrafi/.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori