LAJMI I FUNDIT:

Potter e pranon se e ka zhgënjyer klubin, por nuk do të largohet nga Chelsea

Potter e pranon se e ka zhgënjyer klubin, por nuk do të largohet nga Chelsea

Kriza e Chelseat sa shkon e thellohet dhe i gjithë faji shkon mbi supet e trajnerit Graham Potter.

Chelsea u mposht edhe në derbin londinez nga Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 dhe Graham Potter nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Stamford Bridges.

Graham Potter ka thënë se edhe Arsenali ishte pranë ta shkarkonte Mikel Artetan dhe njerëzit duan që Liverpooli ta largojë Jurgen Kloppin, por duhet besim.


Megjithatë trajneri anglez e pranon se ka zhgënjyer klubin londinez.

“Para ndeshjes me Tottenham po shihnim me skuadrën dokumentarin e Arsenal dhe momentin kur Arteta ishte pranë shkarkimit. Por, shikojeni se në çfarë pozitash është tashmë Arsenali. Tani në një moment të keq është edhe Liverpool e po ashtu njerëzit duan që të shkarkohet Klopp, pavarësisht sa shumë ka arritur ai në këto vite”.

“Kështu është natyra e futbollit, unë e pranoj që nuk kam bërë mjaftueshëm që klubi të më besojë, por, puna ime është të mos shqetësohem”, tha Potter.

Potter nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea dhe ai vazhdon të besoj se do të përmirësohen dhe rezultatet pozitive do të rikthehen.

Potter nën presion - kush mund ta zëvendësojë anglezin si trajner i Chelseat
Lexo po ashtu Potter nën presion - kush mund ta zëvendësojë anglezin si trajner i Chelseat

“Megjithatë, duhet të mbetem i fokusuar te skuadra dhe të ndihmojë lojtarët të përmirësohem. Janë djem të mirë që kërkojnë të fitojnë, në këtë moment po vuajnë dhe kjo është përgjegjësia ime”.

“Këto rezultate nuk janë të mira për klubin dhe historinë e tij, duhet të reagojmë. Lojtarët po japin gjithçka në fushë dhe në këtë moment po vuajnë shumë”, tha trajneri anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Premier League
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori