LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Ishte ndeshja më e keqe e sezonit, jemi të zhgënjyer

Xavi: Ishte ndeshja më e keqe e sezonit, jemi të zhgënjyer

Real Madridi kishte barazuar në derbin lokal me Atletico Madrid dhe diferenca me pikë me Barcelonën ishte shtatë, me katalunasit që kishin një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kur pritej një fitore e Barcelonës ndaj Almerias për ta mbyllur me njëfarë mënyre çështjen e titullit në La Liga, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi kataluansit pësuan humbje me rezultat 1-0.

Humbja e gjigantit katalunas ka bërë që gara të vazhdon të mbetet e hapur me Real Madridin që do të bëj çmos për ta mbrojtur titullin e kampionit.


Me këtë disfatë ka mbetur i zhgënjyer trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez që e ka quajtur si ndeshja më e keqe e sezonit.

“Ishte ndeshja më e keqe e sezonit. Ndoshta u ndje edhe lodhja, por e pranoj që zhvilluam një ndeshje të shpifur”, tha Xavi.

Tekniku katalunas ka deklaruar se është i zemëruar pasi kishin mundësi të dërgonin në 10 epërsinë ndaj Los Blancos.

“Jam i zemëruar, sepse kishim mundësinë për të dërguar diferencën në dhjetë pikë, jemi të zhgënjyer”.

“Tani duhet të kërkojmë zgjidhjen e problemeve, pasi po afron faza më vendimtare e sezonit. Nuk na lejohet të bëjmë të tjera gabime. Ishte një ditë e keqe për ne”, u shpreh Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Kalo në kategori