LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasja në Podujevë, një person po trajtohet në QKUK

Tentim vrasja në Podujevë, një person po trajtohet në QKUK

Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë natës së të shtunës në një fshat të komunës së Podujevës. Si pasoj e një plumbi, një person ka marrë plagë dhe i njëjti po trajtohet në QKUK. Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se për rastin në fjalë janë intervistuar tre dëshmitarët.

Nata e 25 shkurtit mund të ishte fatale për një person në Peran të komunës së Podujevës. Teksa po shijonte pasditen në oborrin e shtëpisë së tij, i ndodhi një e papritur.

Dikush me armë qëlloi në drejtim të tij. Vetëm pak orë pas ngjarjes, gjendja e të plagosurit  duket të jetë stabile.


Të paktën kështu ka bërë të ditur për televizionin Dukagjini, Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë Naser Syla.

“Personi në fjalë është sjellë mbrëmë në Qendrën e Emergjencës. Gjendja e tij është stabile dhe për momentin i plagosuri gjendet për trajtim në repartin e Klinikes së Kirurgjisë Torakale”, ka deklaruar Naser Syla-Drejtor i Emergjencës.

Tentim vrasje në Podujevë, viktima goditet nga një plumb derisa ishte në oborr
Lexo po ashtu Tentim vrasje në Podujevë, viktima goditet nga një plumb derisa ishte në oborr

Lidhur më këtë rast që kishte ndodhur gjatë orës 20:50, të natës së të shtunës, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë intervistuar tre dëshmitarët.

Sipas raportit të Policisë, njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes derisa për tre dëshmitaret e  rastit, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.