83 vjeçarja Fatbardha Saraçi-Mulleti u nderua dy ditë më parë në konkursin kombëtar “At Zef Pllumbi” me çmimin e nderit në memoristikë për librin e saj të fundit “Përndjekja e Hajrie Mulletit”. Ky është libri i saj i gjashtë që i kushtohet grave dhe vajzave shqiptare, të cilat në vitet e regjimit komunist përjetuan vuajtje në burgjet dhe kampet e internimit.
“Kam mbi 30 vjet që shkruaj libra për përndjekjen e gruas shqiptare, por është hera e parë që bëhet vlerësimi i kujtesës historike sipas motos së At Zef Pllumbit “Rrno për me tregue”. Ky çmim për mua ka të bëjë me simbolikën që, për herë të parë vlerësohet kujtesa historike. Është hera e parë që vlerësohen libra të botuar nga Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit”, thotë ajo.
Libri “Përndjekja e Hajrie Mulletit” ka në qendër gruan e ish prefektit Qazim Mulleti, një personazh i pazakontë në historinë e qytetit të Tiranës, të cilin letërsia e realizmit socialist u rrek t’a denigronte përmes satirës. Përmes dokumenteve të kohës, autorja tregon se si gjatë regjimit komunist përndiqej dhe persekutohej e gjithë familja si reaksionare, deri tek fëmijët e vegjël të pafajshëm.
“Në kohën e COVID-it, vëllai im Tanush Mulleti më dërgoi një dosje. Dosja ishte e marrun nga Autoriteti i Dosjeve, dosja 2/b Hajrie Mulleti. Kjo më bëri përshtypje të madhe. Unë në librat e mi kam shkruar për Hajrie Mulletin porse kishte pasur dosje ajo zonjë, kjo më tronditi. Dhe unë, pas vdekjes së saj bëra këtë libër homazh për femrën shqiptare, për ato femra që janë persekutu, që janë mbajtë në internim nga viti 1945-1992”, thotë zonja Saraçi-Mulleti.
Menjëherë pas rrëzimit të komunizmit, Fatbardha Saraçi-Mulleti, nisi të kërkojë mbi jetën e grave dhe vajzave që u përndoqën, dënuan dhe kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në burgjet dhe në kampet e internimit. Janë histori të dhimshme, thotë Fatbardha, histori të cilat meritojnë të dëgjohen dhe të njihen nga të gjithë, pasi janë pjesë e vuajtjeve që shkaktoi regjimi i kaluar.
“Aktivitetin e kam filluar që në vitin 1992 me gra, nana, nuse, me djem të pushkatuar dhe me burra nëpër burgje. Ky ishte libri i parë që kam ba. Hitoria e parë që kam prezantu ka qenë hitoria e nanës Kazazi që, me 5 djem, ju pushkatuan, provuan burgjet, dhe ajo mbeti e vetmuar dhe nuk u hap asnjë derë për të. U hap vetëm dera e sanatoriumit ku edhe vdiq”, thotë zonja Saraçi-Mulleti.
Fatbardha Saraçi-Mulleti është autore e 6 librave memoristikë, mes të cilëve libri “Dhimbje”, në tre volume, që Instituti i Studimit të Krimeve të Komunzimit i ka përmbledhur në librin “Kalvari i grave shqiptare në burgjet e komunizmit”. Vetë Fatbardha është një nga ato mijëra gratë dhe vajzat shqiptare, të cilat përjetuan persekutimin gjatë periudhës së komunizmit për shkak të prejardhjes së tyre familjare./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'