LAJMI I FUNDIT:

Napoli po e blindon Rrahmanin, kontratë afatgjate dhe rritje e pagës për mbrojtësin

Napoli po e blindon Rrahmanin, kontratë afatgjate dhe rritje e pagës për mbrojtësin

Amir Rrahmani është padyshim lideri i mbrojtjes së Napolit dhe njëri nga më meritorët që kjo skuadër ka marshuar drejt titullit kampion në Serie A.

Qendërmbrojtësi kosovar është rritur shumë nga ardhja e Luciano Spallettit dhe tani është një nga pikat kyçe të Napolit.


29-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024, por klubi po mundohet ta blindojë atë me një kontratë të re.

Tuttomercatoweb ka raportuar se palët janë në bisedime dhe janë në rrugën e duhur për të gjetur marrëveshjen për të nënshkruar.

Drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar zgjatjen e kontratës deri në verën e vitit 2027 dhe këtë vlerësim të klubit e ka mirëpritur kapiteni i Kosovës.

Aktualisht Rrahmani ka një pagë prej 1,8 milionë eurove neto në sezon, por sipas mediave italiane pritet të ketë rritje të ndjeshme të pagës pasi kosovari konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.

Palët pritet të ulen për të nënshkruar kontratën e re gjatë muajit mars, derisa Rrahmani do të mbetet në Napoli së paku deri në moshën 33 vjeçare.

Kujtojmë që prishtinasi është pjesë e Napolit që nga janari i vitit 2020, teksa këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje ku ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori