LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar

Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Sipas tij, tani nuk flitet për njohje të ndërsjellë me Serbinë e as për marrëveshje përfundimtare.

Këto deklarime Abdixhiku i ka bërë gjatë një takimi në Viti, në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, ku lideri i LDK-së ka diskutuar me qytetarë dhe struktura të kësaj komune.


“Me veprimet e pamatura, pa qenë i koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me aleatë, Kryeministri e ka larguar Kosovën nga ky synim. Më 7 shkurt të vitit 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar Presidentit të Serbisë Vuçiq, arrtijen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”.

“Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe nuk flitet për një marrëveshje përfundimtare. Tani flitet për marrëveshje bazë që nuk e ka njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka theksuar se “përveç Kryeministrit, askush nuk e di se çka po diskutohet. Nuk dihet çka përmban hyrja e marrëveshjes dhe as shtojca e kësaj marrëveshje. Tema të tilla duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe nga Kryeministri do të kërkohet përgjegjësi”.

Gjatë këtij takimi Abdixhiku ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e LDK-së rreth procesit të dialogut.

“Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë.

Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka deklaruar tutje i pari i LDK-së.

Sipas tij, LDK-ja është në drejtim të mbarë dhe çdo ditë po shton radhët e veta, “sepse po dëgjon, po flet me qytetarë dhe po qëndron përballë popullizmit; ndërsa forcimi i LDK-së është ndryshimi që i duhet Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori