LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan, gjenden nëntë gëzhoja të armës

Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan, gjenden nëntë gëzhoja të armës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftim.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /Telegrafi/