LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar godet Rusinë me sanksione të reja, duke ndaluar eksportin e mjeteve që përdor në fushën e betejës

Mbretëria e Bashkuar godet Rusinë me sanksione të reja, duke ndaluar eksportin e mjeteve që përdor në fushën e betejës

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione të reja ruse, duke ndaluar çdo send që Moska ka përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.

Paketa e sanksioneve dhe masave tregtare të koordinuara ndërkombëtarisht përfshin ndalimin e eksportit për qindra mallra, të tilla si pjesë aeroplanësh, pajisje radio dhe komponentë elektronikë ushtarakë, transmeton Telegrafi.

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë tani arrijnë në 1500 dhe synojnë 92 individë dhe subjekte, duke përfshirë ata të lidhur me kompaninë ruse të energjisë bërthamore Rosatom.


Aleatët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putinit gjithashtu u sanksionuan, duke përfshirë ish-shefin e tij të sigurisë dhe shefin ekzekutiv të gazsjellësit Nord Stream 2.

Si pjesë e pakos së sotme janë sanksionuar edhe katër banka, përfshirë MTS-në.

“Ukrainasit po e kthejnë valën ndaj Rusisë, por ata nuk mund ta bëjnë të vetëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë”, tha Sekretari i Jashtëm, James Cleverly.

“Sot ne po sanksionojmë elitat që drejtojnë industritë kryesore të Putinit dhe po angazhohemi të ndalojmë eksportin në Rusi të çdo artikulli që Rusia është gjetur se ka përdorur në fushën e betejës”.

Zyra e Jashtme tha se inteligjenca ushtarake ka treguar se sanksionet kanë shkaktuar tashmë mungesën e komponentëve në Rusi, gjë që po ndikon në aftësinë e tyre për të prodhuar pajisje ushtarake për eksport.

Zyra shtoi se sanksionet e reja të sotme do t’i “dëmtojnë ato më tej” dhe do të minojnë “makinën ushtarake të Putinit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Evropa
Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Evropa
Kalo në kategori