LAJMI I FUNDIT:

Di Maria dhuron spektakël me het-trik, Juventusi mposht Nantesin për të kaluar tutje

Di Maria dhuron spektakël me het-trik, Juventusi mposht Nantesin për të kaluar tutje

Juventusi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Nantes me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ ishte mbyllur në barazim 1-1.


Zonja e Vjetër arriti ta zhbllokojë ndeshjen që në start të saj, kur Nicolo Fagioli pasoi te Angel Di Maria në krahun e djathtë të sulmit e argjentinasi me një goditje më të parën shënoi super gol për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Juventusi shënoi edhe golin e dytë dhe largoi dilemat për fituesin.

Në minutën e 17-të, sërish një solo aksion i Di Marias, i cili futet në zonë, duke vallëzuar me mbrojtjen e Nantes, përfiton nga një pakujdesi e portierit, gjuan me thembër, por një lojtar i vendasve e ndal topin me dorë.

Gjyqtari akordoi penallti dhe mbrojtësi Nicolas Palloisi u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali një  gol të sigurt. Nga pika e bardhë gjuajti Di Maria i cili ishte i saktë për 2-0.

Në pjesën e parë Juventusi kishte edhe dy raste të tjera për të shënuar, por nuk ishin të saktë.

Edhe në pjesën e dytë, Juventusi kishte më shumë nga loja, me Juan Cuadradon dhe Alex Sandron, që kishin mundësi të mira për të shënuar, por rezultati nuk ndryshoi.

Por në minutën e 78-të, Angel Di Maria kompletoi het-trikun me një goditje me kokë, pas një tollovie në zonë (3-0).

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Juventusi me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 kaloi tutje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori