LAJMI I FUNDIT:

Gashi-Konjufcës: Në LVV keni forca detyruese, si po e lejon të flas këtë ministre

Gashi-Konjufcës: Në LVV keni forca detyruese, si po e lejon të flas këtë ministre

Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Qeverisë kanë akuzuar njëri-tjetrin, lidhur ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike, të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht deputeti i LDK-së, Besjan Mustafa pati kritika rreth subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe dha detaje se si e kanë dërguar në Kushtetuese ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari akuzoi deputetët e Lidhjes Demokratike se kanë cenuar qytetarët e vendit, duke dërguar këtë ligj në Kushtetuese në kohë krize dhe inflacioni.


“Ju i nderuar deputet keni cenuar qytetarin e Republikës së Kosovës sepse ne kemi synuar me këtë ligj të ndalojmë spekulimet në treg. Unë kam pasur grupin punues që ka analizuar tregun, ka gjetur mazhat, 48 % rritja e mazhës për bukën, 45 % për bukën e zezë, çka i thua kësaj e ke mbrojt qytetarin, është shumë e rënd çka po flet sot”, tha ajo.

Aty reagoi deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili tregoi pse po çuditet me kryesuesin e seancës, Glauk Konjufca.

“Sinqerisht po çuditem prej teje, por meqë kohëve të fundit e kemi kuptuar se ka një forcë tjetër më madhore në partinë e juaj që i detyron njerëzit me fol, si po e lë me fol këtë ministre. Qysh mund të dal e të thotë në Kuvendin e Kosovës, ju jeni të mallkuarit që e keni dërguar një rast në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin që është shkel Kushtetuta, si mund ta thuash atë“, tha ai.

Ai tha se e kanë dërguar ligjin në Kushtetuese për shkak të tregut të lirë.

Deputetëve të LDK-së i doli në mbështetje edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se dy funksione që i kanë deputetët mallkohen ose ofendohen nga akterët qeveritar.

“Një ministre që mallkon deputetët dhe një tjetër që i thotë deputetit ty ta kisha ndalu fjalën me ligj dhe shqetësimi im është se ky vend këtu, është vendin ku deputeti përtej se me fol, ka mandat që ligjet me i sfidu kushtetutshmërisht”, tha ajo.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në qendër të Suharekës

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në qendër të Suharekës

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën

Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Policia ndalon katër serb, kaluan ilegalisht kufirin

Policia ndalon katër serb, kaluan ilegalisht kufirin

Lajme
Kalo në kategori