Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas Abelard Tahirit, nëse Kurti arrin të hënën në Bruksel, i njëjti do ta nënshkruaj marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
I ftuar në “Debat Plus”, shefi i deputetëve të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se nga qershori, Qeveria veçse do të merret me hartimin e draftit të Asociacionit, nëse i njëjti nënshkruhet.
“Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb, ditën e hënë, sipas të gjitha gjasave, prej asaj çka kemi dëgjuar dhe biseduar me akterë të ndryshëm, ditën e hënë do t’a nënshkruajnë marrëveshjen. Pastaj i kemi zgjedhjet në veri ku do të mbahen dhe do të zgjedhen katër organet legjitime të komunave në veri të Kosovës”.
“Dhe pas asaj, besoj nga qershori, do të kemi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e statusit të këtij Asociacioni i cili përcakton strukturat e Kuvendit e të gjitha ato dhe do të fillojë jetësimi i kësaj marrëveshjeje duke mos qenë pjesë e një marrëveshjeje finale”, ka deklaruar i pari i deputetëve të PDK-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.
Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.
Këto takime do të fillojnë në orën 15:00 dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?