LAJMI I FUNDIT:

Osimhen ka vendosur për të ardhmen e tij – mes interesimit nga dy gjigantët evropianë

Osimhen ka vendosur për të ardhmen e tij – mes interesimit nga dy gjigantët evropianë

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ka refuzuar të përjashtojë një largim në verë nga skuadra e Serie A.

Nigeriani, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, ka shënuar 18 gola në vetëm 19 ndeshje të ligës për liderin e ligës këtë sezon dhe një numër i skuadrave elitare evropiane kanë shprehur interesim për nënshkrimin e tij në fund të sezonit.


90min raporton se Chelsea e ka identifikuar Osimhenin si objektivin e tyre kryesor, ndërsa Manchester United është gjithashtu admirues i 24-vjeçarit.

Chelsea e do me çdo kusht Osimhen, gati ta ofrojë Lukakun si shkëmbim
Lexo po ashtu Chelsea e do me çdo kusht Osimhen, gati ta ofrojë Lukakun si shkëmbim

I pyetur për interesimin që është shfaqur për të, Osimhen tha për ESPN: “Kur je duke luajtur mirë, klubet më të mira në mbarë botën të shikojnë, kryesisht në pesë ligat më të mira”.

“Dhe të jem në gjendje të tërheq interesim nga këto top klube tregon se po bëj mirë dhe më jep motivimin për të vazhduar”.

De Laurentiis paralajmëron Chelsean dhe Man Unitedin për Osimhen
Lexo po ashtu De Laurentiis paralajmëron Chelsean dhe Man Unitedin për Osimhen

“Por, unë jam i fokusuar te Napoli tani dhe ata kanë fjalën e fundit. Unë thjesht dua të ndihmoj ekipin tim që të fitojë ndeshje dhe të fitojë trofe. Në fund të sezonit, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, por kjo nuk varet nga unë. Është te klubi të vendosë”, ka shtuar më tej sulmuesi.

Burimet kanë thënë për 90min se Napoli është i përgatitur të kërkojë afërsisht 150 milionë euro për të ndarë rrugët me Osimhen. /Telegrafi/