LAJMI I FUNDIT:

Pjetër Shala deklarohet i pafajshëm: Kam luftuar kundër regjimit kriminal të Millosheviqit, por kurrë kundër civilëve

Pjetër Shala deklarohet i pafajshëm: Kam luftuar kundër regjimit kriminal të Millosheviqit, por kurrë kundër civilëve

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala ndaj të cilit rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, në seancën ku është mbajtur fjala hyrëse e mbrojtjes u deklarua i pafajshëm.

Para trupit gjykues, ai tha se ka luftuar kundër një makinerie ushtarake e policore të regjimit kriminal të Millosheviqit dhe asnjëherë kundër civilëve.

Shala, derisa po fliste në fillimin e gjykimit ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, deklaroi se nuk ka bërë asgjë prej atyre me të cilat po akuzon Zyra e Prokurorit të specializuar.


​Mbrojtja e Shalës: Ai nuk është kriminel, nuk ka sulmuar asnjëherë civilë serbë
Lexo po ashtu ​Mbrojtja e Shalës: Ai nuk është kriminel, nuk ka sulmuar asnjëherë civilë serbë

“Asnjëherë në jetën time nuk kam bërë atë që më ngarkohet këto janë të panjohura për mua. Unë kam qenë vetëm një luftëtar, unë kam luftuar kundër një makineri policore-ushtarake, të një regjimi kriminal të Millosheviqit por kurrë kundër civilëve, kurrë asnjëherë”, u shpreh ai.

“Nëse është qëllimi i këtij institucioni të më dënoni pse kam luftuar për lirinë e popullit tim dhe vendit tim, ok, por jo në këtë mënyrë, të njollosen, të baltosen, këto nuk janë metoda tona, nuk është metodë e imja dhe asnjë ushtari të UÇK-së nuk është metodë. Ne nuk kemi luftuar kundër civilëve as nuk kemi pasur të bëjmë asgjë, këto aktakuza që më ngriten janë të panjohura për mua nuk kam asgjë të bëjë”.

Deklarata e Shalës, me kërkesë të mbrojtjes është bërë pa betimin e tij para trupit gjykues.

Seanca e radhës në këtë rast është caktuar për 27 mars ku do të vazhdohet me paraqitjen e provave.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që janë mbajtur të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori