LAJMI I FUNDIT:

Macron: Ekonomia ruse shumë e rënduar nga lufta në Ukrainë, të dhënat zyrtare janë propagandë

Macron: Ekonomia ruse shumë e rënduar nga lufta në Ukrainë, të dhënat zyrtare janë propagandë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ekonomia ruse është shumë e rënduar nga lufta në Ukrainë duke shtuar se nuk beson në të dhënat zyrtare, duke i konsideruar ato si propagandë.

Macron është shprehur se nuk beson në të dhënat për uljen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Rusisë me vetëm 2.1 për qind në vitin 2022.

“Ata (rusët) thonë se është minus 2 për qind, unë them se është shumë më tepër”, tha Macron, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, rusët fitojnë para nga gazi që u shesin të tjerëve, por pjesa tjetër e ekonomisë vuan shumë.

“Statistikat ruse janë propagandë. Është një vend jo demokratik e që nuk ka një institut të pavarur të statistikave”, ka shtuar presidenti francez.

PBB-ja e vendit u tkurr me 2.1 për qind në vitin 2022, sipas të dhënave nga Agjencia Ruse e Statistikave (Rosstat), duke e bërë ekonominë më të ndjeshme sesa pritej ndaj ndikimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Në fund, Macron ka theksuar se “qindra mijëra të rinj rusë u larguan nga vendi për të shmangur mobilizimin për luftë në Ukrainë”. /Telegrafi/