LAJMI I FUNDIT:

PDK: Prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun për rastin Dehari

PDK: Prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun për rastin Dehari

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda në një konferencë për media ka kërkuar të zbardhet rasti i zhdukjes së mostrave të Rastit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Gruda i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit të intervistoj Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas daljes në publik të fakteve të reja dhe ndërhyrjeve të Qeverisë në këtë rast.

“Rasti Dehari, është një rast tragjik, më të cilin nuk mund të vazhdohet të bëhet politikë, prandaj kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të intervistoj Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për të zbardhur përfundimisht se kush dhe si i zhduku mostrat e rastit Dehari, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë e këtij rasti tragjik. Prandaj, kërkojmë drejtësi për Rastin Dehari”, tha ai.


Sipas Grudës, Kurti dhe Haxhiu duhet ta sqarojnë opinionin publik se pse po heshtin karshi akuzave që i përfshijnë në mënyrë direkte ata në krimin e zhdukjes së mostrave të Rastit Dehari.

“Ditëve të fundit, opinioni publik është njoftuar më fakte të reja në lidhje me zhdukjen e mostrave të rastit Dehari në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë Ministrisë e Drejtësisë. Pretendimet e ngritura, që përfshin në këtë rast Kryeministrin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, si pjesëmarrës në zhdukjen e këtyre mostrave në në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kryeministri Kurti dhe Ministrja Haxhiu duhet të sqarojnë opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, cilat veprime janë ndërmarrë deri tani për të zbardhur të vërtetën e plotë rrethanat e zhdukjes së këtyre provave? Pse po heshtin karshi akuzave që i përfshijnë ata në mënyrë direkte në krimin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari?”, shtoi ai.

Po ashtu, PDK shpreh shqetësimin për siç thonë ata sulmet e vazhdueshme të ministres Haxhiu mbi organet e pavarura të sistemit të drejtësisë, duke shpërfaqur kështu mendësinë totalitare që po qeverisë me Kosovën.

“Në seancën gjyqësore ku ishte e akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, ajo i bëri presion publik prokurorit të çështjes duke i kërkuar që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj.“Dorëzohu, s’është vonë”, i tha ajo prokurorit. Kur është vonë që prokurori të tërhiqet? Kur të dënohet Ministrja Haxhiu? Kjo është pyetja që duhet të bëjmë ne të gjithë. Kjo nuk mund të ndodhë në një vend demokratik. Zonja Haxhiu nuk duhet të harroj se përveç që është e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe Ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje në drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës. Ministrja Haxhiu nuk u ndal me kaq. Pasi si e pandehur i dha urdhër prokurorit që të dorëzohet, ajo e sulmoi opozitën duke thënë që ose duhet të bashkëpunojnë me ne, ose duhet të heshtin, duke shpërfaqur kështu mendësinë totalitare që po qeverisë me Kosovën. Më lejoni të jem i qartë për të gjithë: Ne, as nuk do të heshtim as nuk do të dorëzohemi”, theksoi Gruda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori