LAJMI I FUNDIT:

Dialogu dhe marrëveshja finale – Kurti diskuton me zyrtarët e BE-së dhe senatorë amerikanë në Mynih të Gjermanisë

Dialogu dhe marrëveshja finale – Kurti diskuton me zyrtarët e BE-së dhe senatorë amerikanë në Mynih të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Mynihut.

Në kuadër të punimeve të kësaj konference, Kurti ka zhvilluar disa takime me zyrtarët e Bashkimit Evropian e senatorë amerikanë.

Gjatë të shtunës kryeministri Kurti është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin për dialog, Miroslav Lajçak.


Në takimin me zyrtarët e lartë të BE-së është diskutuar për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

Gjithashtu është diskutuar edhe për takimin e radhës së nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që u caktua të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.

“U takova me Kurtin në Konferrencën e Mynihut për Siguri për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për takim në nivel të lartë më 27 shkurt”, ka shkruar Borrell në Twitter, transmeton Telegrafi.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Mynihut, Kurti zhvilloi takime edhe me senatorë amerikanë.

Kryeministri u takua me seantorët Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Me seantorin Menendez, Kurti ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.

Kryeministri dhe senatori kanë biseduar edhe për procesin e dialogut, raportin me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast, Kurti e njoftoi senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konstruktivitetin e treguar përgjatë tërë procesit.

Në anën tjetër, gjatë takimit të Kurtit me seantorët Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, u diskutua për përparimin e shënuar në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon. Temë diskutimi ishte edhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës ka pasur takim edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në njoftimin për media thuhet se u fol për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori