LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Monza – Milan: Dy skuadrat duan tri pikët

Formacionet zyrtare, Monza – Milan: Dy skuadrat duan tri pikët

Milani do të luajë si mysafir i Monzas në kuadër të javës së 23-të të Serie A.

Vendasit vijnë nga një seri mjaftë pozitive, ku në pesë ndeshjet e fundit kanë tri fitore dhe dy barazime.


Në anën tjetër Milani është kthyer te fitorja javën që shkoi, duke e mposhtur Torinon, ku paraprakisht nuk kishte fituar në katër takime.

Rafaello Palladino për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Mota Carvalho, Caprari dhe Petagna.

Në anën tjetër Stefano Pioli i ka besuar Brahim Diaz, Origi dhe Leao.


Monza: Di Gregorio; Marlon, Pablo Marì, Izzo; Birindelli, Rovella, Pessina, Ciurria; Mota Carvalho, Caprari; Petagna.

Milan: Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Thiaw; Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz, Origi, Leao.


/Telegrafi/