LAJMI I FUNDIT:

Rafa Benitez kujton kohën e tij në Real Madrid: Ata nuk më lejuan të fitoja trofe

Rafa Benitez kujton kohën e tij në Real Madrid: Ata nuk më lejuan të fitoja trofe

Rafa Benitez ka folur për aventurën e tij si trajner i Real Madridit në Cadena SER. Trajneri, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadra si Real Madrid B, Real Valladolid, Osasuna, Extremadura, Tenerife, Valencia, Liverpool, Inter, Chelsea, Napoli, Real Madrid, Neëcastle, Dalian Yifang dhe Everton, e konsideroi “pothuajse të pamundur” të kthehet ndonjëherë në stolin e Los Blancos.

“Unë di të analizoj dhe shikoj shumë më tepër se situata. Shikoj nëse do kem mbështetje, nëse ka para. Por, nuk është e lehtë të gjesh projektin e duhur. Unë nuk do të drejtoj Liverpoolin, mirëpo ata kanë Jurgen Kloppin dhe ai po bën mirë. Dhe unë nuk do të mund të shkoj në skuadrat e mëdha sepse tashmë kam qenë me ekipet e tyre rivale”, shpjegoi spanjolli për El Larguero.


“Ofertat që kam pasur nuk më motivojnë”, por Benitez nuk e përjashtoi mundësinë për të drejtuar Atletico Madridin në të ardhmen: “Ka skuadra që nuk do të më emëronin kurrë sepse kam qenë me një rival. Nuk mund të shkojë te Barcelona, por te Atletico do të ishte diçka tjetër”.

Të gjitha lajmet nga Rafael Benitez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rafael Benitez

Duket se Benitez ndihet pak i zemëruar për shkak të shkarkimit të tij nga Real Madrid.

“Në kohën time te Real Madridi, ata nuk na lanë të fitonim”, deklaroi Benitez. “Ne ishim të parët në Ligën e Kampionëve, në atë sezon që fitoi Real Madridi, ne e bëmë punën tonë”.

“Në Kupën e Mbretit ne u eliminuam për shkak të një gabimi administrativ me Denis Cheryshev. Më pas u duk se ishte faji im sepse ai nuk ishte më atje. Skuadra ishte fizikisht superiore ndaj rivalëve. Kur u largova, ata ishin dy pikë larg. Pas Barcelonës me një lojë më pak. Dy muaj më vonë ata ishin 12 pikë prapa”.

Pavarësisht anekdotave, Benitez mohoi se i kishte thënë Luka Modric të mos përdorte pjesën e jashtme të këmbës së tij, ose se ai u përpoq t’i tregonte Cristiano Ronaldos se si të godiste një gjuajtje të lirë.

“Një herë i thashë Modricit se në një gjuajtje prej tre metrash ta godet me brendësi në mënyrë që topi të arrijë pastër te shoku i skuadrës, pa asnjë efekt”, deklaroi Benitez.

“Ky është një koment në stërvitje, por kur dëshiron të vësh një pikë, ti bën një pikë. Komenti i vetëm që i kam bërë Cristiano Ronaldos , pasi e kam njohur nga Manchester United, është se kemi analizuar se si ai ka realizuar goditjet e lira. Ne analizuam trajektoren, pamë nëse mund te bënim ndonjë rregullim, pamë që nuk mundemi dhe e harruam. Kjo është biseda ime e vetme me të. Gjithçka tjetër është gënjeshtër. Për gjuajtjet e lira pasi u largova, statistikat e tij u përkeqësuan. U habita që gazetarët që njihja po e thoshin këtë pa folur me mua”, rrëfeu më tej Benitez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori